• e premte, 22 nëntor 2024

Taravari në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Taravari në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn
Shkup, 26 tetor 2022
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot ka realizuar takim me Manuel Saracin, i dërguar special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me ambasadoren gjermane në vend, Anke Hollshtajn.
Në takimin, është diskutur për gjendjen aktuale politike, atë ekonomike dhe energjetike si dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit në Bashkimin Evropian.
"Takova sot përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe Ambasadoren e Gjermanisë në vend, Anke Hollshtajn, ku diskutuan për proceset nëpër të cilat kalon vendi dhe sfidat që na presin periudhën në vijim. Duke falemenderuar për mbështetjen e parezervë që Gjermania i jep vendit dhe qytetarëve tanë, shpalosëm edhe përkushtimin e Aleancës për Shqiptarët për të shtyrë rrugën e filluar bashkë me miqtë ndërkombëtarë drejt BE-së dhe vlerave perëndimore. Ashtu siç e kemi dëshmuar në rastet e fundit kyçe, diplomatët gjerman i njoftuam se mbetemi seriozisht të angazhuar në procesin integrues si dhe atë reformues, për të cilin mbi të gjitha kanë nevojë vetë qytetarët e vendit tonë", shkruan Taravari në rrjetet sociale.
Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, ndërsa Taravari falënderoi për mbështetjen nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR