Taravari në takim me Kolefskin në Pustec
- Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Arben Taravari, e ka vizituar Pustecin ku është takuar me kryetarin e komunës Pali Kolefski.
- Post By Melahat Baftija
- 15:08, 9 gusht, 2025
Dibër, 9 gusht 2025 (MIA) - Një delegacion i Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Arben Taravari, e ka vizituar Pustecin ku është takuar me kryetarin e komunës Pali Kolefski.
"Delegacioni u prit edhe nga përfaqësues të Komunës së Pustecit, gjë që pasqyron përkushtimin institucional për bashkëpunim rajonal. Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Komunës së Pustecit dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të tyre në të ardhmen, njoftoi Komuna e Pustecit.
Sipas të njëjtit burim, kryetari i komunës Kolefski e konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm për këtë bashkëpunim dhe miqësi, duke theksuar angazhimin për projekte dhe iniciativa që sjellin zhvillim dhe përfitime për komunitetin.

Delegacioni, ku bën pjesë edhe Valbon Limani, kryetar të Komunës së Gostivarit, Blerant Ramadanin, sekretar të përgjithshëm të partisë, Isen Shabanin, kryetar të Komunës së Vrapçishtit dhe Nazim Taipi, kryetar të Asamblesë kombëtare të Aleancës Shqiptare, më parë, sipas mediave shqiptare, u takua me kryetarin e Komunës së Pogradecit dhe me kryetarin e Qarkut të Korçës. mb/
Foto: Komuna e Pustecit