• e shtunë, 14 qershor 2025

Taravari: Jam krenar për daljen e ASH-së nga Qeveria, fitojmë në tetor

Taravari: Jam krenar për daljen e ASH-së nga Qeveria, fitojmë në tetor

Shkup, 18 maj 2025 (MIA) - Arben Taravari nëpërmjet një statusi në Fejsbuk ka njoftuar se është krenar për daljen e Aleancës për Shqiptarët (ASH) nga Qeveria dhe tha se do të fitojnë në zgjedhjet lokale në tetor.

Në status, thuhet se ASH-ja është më e fortë se kurrë, edhe pse disa po përpiqen ta paraqesin atë si të përçarë.

"Jam krenar për secilin prej jush që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të palëkundur gjatë daljes sonë nga Qeveria. Atyre që përpiqen të na portretizojnë si të ndarë, ju them - seria juaj nuk është e suksesshme, me krenari jemi më të fortë se kurrë. Mos harroni, ne jemi fituesit në tetor", shkroi Taravari në profilin e tij në Fejsbuk. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR