• e hënë, 25 nëntor 2024

Taravari: Do të ishte më mirë të kemi edhe stacion të ri për kompresim dhe të vjetrën ta ruajmë dhe t'i bëjmë servis

Taravari: Do të ishte më mirë të kemi edhe stacion të ri për kompresim dhe të vjetrën ta ruajmë dhe t'i bëjmë servis

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari konsideron se për funksionimin e sallave kirugjikale do të ishte më mirë të bëhet stacion i ri për kompresim, por të servisohet dhe rihet e vjetra si "bek-ap". Ai e di se ka firmë që është paraqitur në shpalljen publike për stacionet kompresore, por sot pret që të informohet nëse firma i plotëson kushtet.

Sipas Taravarit, me siguri në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë stacion të ri.

"Shpresoj që në fillim të vitit të ardhshëm të ketë një stacion të ri. E di që ka një kompani që ka aplikuar për shpalljen publike për stacionet e kompresorit, por nuk e di nëse i plotëson kushtet. Shpresoj që ekipi në Ministrinë e Shëndetësisë të më informojë sot nëse i plotëson, shpresoj që t'i përmbushë dhe tashmë do të mendojmë për fillimin e procedurës. Do të doja që t'i linim stacionet ekzistuese, kompresorët e jashtëm, të bëjmë një tjetër stacion të ri shtesë dhe ky i vjetri të qëndrojë si "bek-ap" në mënyrë që nëse ka një defekt në njërën, ta ndezim menjëherë tjetrin. Na mbetet të flasim. Nëse kompania i plotëson të gjitha kushtet, më lejoni të flas me ta se si mund ta bëjmë këtë. Na duhet që të funksionojë sa më shpejt. Më duhet që fillimisht të marr informacion nëse kompania i plotëson të gjitha kushtet dhe më pas ta telefonoj dhe të flas me përfaqësuesit e saj, që të punojmë seriozisht me këtë çështje, sepse për ne është shumë e rëndësishme që të funksionojnë sallat operative. Më së miri do të ishte dhe është shumë e rëndësishme që të gjitha sallat e operacionit të kenë një stacion të ri kompresor dhe të ruajnë dhe servisin të vjetrën", deklaroi Taravari duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën shtetërore të syve.

Ai përmendi edhe se në sallat kirugjikale tashmë nuk ndjehet era, këtë ia kanë thënë kolegët që punojnë atje.

"Momentalisht funksionojnë mirë shumë salla kirurgjikale dhe në përgjithësi të gjitha klinikat kirurgjikale", potencoi ministri. mb/

Foto/video: 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR