• e hënë, 23 dhjetor 2024

Talebanët e shpallën 31 gushtin si festë kombëtare të Afganistanit

Talebanët e shpallën 31 gushtin si festë kombëtare të Afganistanit

Kabul, 17 qershor 2023 (MIA) – Qeveria talebane sot e shpalli 31 gushtin festë kombëtare. Më 31 gusht 2021, ushtari i fundit amerikan u largua nga Afganistani.

Gjeneralmajor Kris Donahju ishte ushtari i fundit amerikan që u largua nga aeroporti në kryeqytetin Kabul në mesnatën e 30 gushtit 2021.

SHBA dhe aleatët e saj janë tërhequr nga Afganistani pas një pranie ushtarake 20-vjeçare. Dy javë para tërheqjes së forcave të huaja, qeveria afgane e mbështetur ndërkombëtarisht u rrëzua dhe talebanët hynë triumfalisht në qytete dhe rifituan pushtetin.

Që atëherë, talebanët kanë vazhduar të zbatojnë ligjet e tyre strikte, duke u mohuar vajzave dhe grave afgane qasjen në arsim pës klasës së gjashtë. Si rezultat, asnjë vend në botë nuk e ka njohur ende në mënyrë efektive qeverinë e tyre. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR