• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Talebanët demantojnë se baza ajrore Bagram është sërish nën kontrollin amerikan

Talebanët demantojnë se baza ajrore Bagram është sërish nën kontrollin amerikan

Londër/Kabul, 9 prill 2025 (MIA) - Talebanët afganë sot i demantuan zërat se baza ajrore Bagram në Afganistan është sërish nën kontrollin amerikan, kumtoi gazeta londineze Indipendent.

Demanti pasi pasi që një aeroplan ngarkues amerikan të dielën ateroi në këtë bazë në Afgnaistan.

Aeroplani C-17 fluturoi nga baza ajrore Al-Udeid në katar dhe të dielën ateroi në bazën në Bagram, duke arritur në Afganistan përmes Pakistanit, lajmëruan mediumet lokale.

Kama pres kumtoi senë aeroplan ka pasur funksionarë të lartë të zbulimit amerikan, mes të cilëve edhe Majkëll Elis, zëvendës-shefi i CIA-s.

Në tekstin e gazetës Indipendent pohohet se talebanët ia kanëd orëzuar bazën SHBA-së pas komenteve të presidentit amerikan, Donald Tramp, duke shprehur interesim mu për këtë objekt, që ndodhet në veti të Kabulit.

Megjithatë, zëdhënësi kryesor i talebanëve, Zabihulla Muxhahid i hodhi poshtë taportimet si "propagandë" dhe tha se Qeveria afgane e ka caktuar kontrollin e plotë ndaj bazës.

"Për momentin nuk ka nevojë për prani ushtarake në cilin do vend në Afganistan dhe Emiratin islamik nuk do të lejojë aksion të tillë, shtoi zëdhënësi i talebanëve, duke e prëshkruar marrjen e bazës nga ana e SHBA-së si "të pamundur".

Zija Ahmad Takal, zëvendës zëdhënës i Ministrisë afgane të Punëve të jashtme, deklaroi për Indipendent se "lajmet (për marrjen) nuk janë të sakta".

Bagram, bazë me madhësinë e një qyteti të vogël, shërbeu so qendër komanduese për forcat e koalicionit gjatë luftës 20-vjeçare kundër talebanëve para se ata sërish ta merrnin Afganistanin në vitin 2021. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR