• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Shaqiri-Silvestri: Po forcojmë relacionet miqësore maqedonase-italiane

Takim Shaqiri-Silvestri: Po forcojmë relacionet miqësore maqedonase-italiane

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Italia janë dy vende të afërta dhe miqësore, me komunikim të mirë, për çka kontribuon dhe numri i konsiderueshëm i mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet evropian. Megjithatë, gjuha italiane si gjuhë e dytë e huaj mësohet në numër shumë të vogël në shkolla tona, ndërsa një nga arsyet është mungesa e mësimdhënësve të gjuhës italiane. Kjo ishte një nga temat e bisedës ndërmjet ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e punës me ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestri.

“Më vjen shumë mirë që u dakorduam në maj, në Universitetin e "Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, të mbahet Konferenca Nacionale për gjuhën italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Do të jenë të pranishme institucionet kryesore që janë aktive në fushën e studimeve italiane, ndërsa do të diskutoj dhe për trendet dhe perspektivat e gjuhës italiane në Maqedoninë e Veriut, si në sistemin arsimor, ashtu edhe si gjuhë për mundësi profesionale, kulturore dhe akademike”. ka sqaruar pas takimit ministri Shaqiri.

Ambasadori italiane Silvestri u zotua, pas Konferencës të mbajtur, në Itali për organizimin e Forumit për prezentimin e mundësive për investime në Maqedoninë e Veriut, si hap për forcimin shtesë të bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik.

Ministri Shaqiri informoi ambasadorin Silvestri për sfidat kryesore me të cilat përballet sistemi arsimor, si dhe aktivitetet që realizojnë për tejkalimin e tyre dhe mbajtjen e kontinuitet në procesin e modernizimit. mb/

Foto: MASH

 

QËNDRONI TË LIDHUR