• e premte, 05 dhjetor 2025

Takimi koordinues i Gjorgjievskit me grupin e këshilltarëve nga koalicioni - në fokus të bisedimeve janë hapat e parë pas marrjes së qytetit

Takimi koordinues i Gjorgjievskit me grupin e këshilltarëve nga koalicioni - në fokus të bisedimeve janë hapat e parë pas marrjes së qytetit

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Grupi i këshilltarëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga Dame Dimitrovski së bashku me grupet e këshilltarëve të partnerëve të tyre të koalicionit VLEN dhe ZNAM, sot zhvilluan takim me kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Orce Gjorgjievski ku diskutuan për hapat e parë pas marrjes së menaxhimit të qytetit. 

Siç deklaroi Gjorgjievski, ribalanci i parë i buxhetit do të ketë për qëllim rikthimin e funksionalitetit të qytetit, një mjedis të pastër dhe mbështetjen e ndërmarrjeve publike të cilat, siç tha ai, "janë në kolaps serioz". 

"Në takim diskutuam hapat tanë të parë pas marrjes së funksionit si kryetar komune, si dhe çështjet më urgjente që do të jenë në fokusin tonë serioz deri në fund të vitit. Ribalanci i parë i buxhetit do të ketë për qëllim rivendosjen e funksionalitetit të qytetit, drejt investimeve kapitale, infrastrukturës më të mirë, mjedis të pastër dhe mbështetje për ndërmarrjet publike që janë në kolaps serioz. Shkupi dhe qytetarët e tij kanë nevojë për stabilitet dhe një zgjidhje sistematike për problemet e akumuluara, ndërsa jo eksperimente, por plan, përgjegjësi dhe punë", deklaroi Gjorgjievski.  

Ai paralajmëroi se do të vazhdojë praktikën e menaxhimit të hapur dhe transparent, duke ndjekur shembullin e komunës së Kisella Vodës dhe theksoi se në punë do të përfshihen të gjithë këshilltarët, sepse, siç tha, "çdo hallkë nga zinxhiri duhet të jetë pjesë e procesit të përbashkët". 

"Do të përfshihen të gjithë këshilltarët, sepse ata zgjidhen nga populli. Ne jemi një zinxhir në të cilin çdo hallkë duhet të jetë pjesë e atij procesi të përbashkët, në interes të qytetarëve. Shpresoj që përveç shumicës sonë, të marrim mbështetje edhe nga këshilltarët e tjerë që do të jenë pjesë e Këshillit", tha Gjorgjievski. rq/

Foto: profili në Fejsbuk i Orce Gjorgjievskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR