• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takimi Kim - Peleshi: SHBA-ja gjithmonë fuqishëm do t'i mbështesë angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e popullit dhe territorit

Takimi Kim - Peleshi: SHBA-ja gjithmonë fuqishëm do t'i mbështesë angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e popullit dhe territorit
 Tiranë, 18 tetor 2022 (MIA) - Ambasadorja amerikane në Tiranë, Jurij Kim, u takua me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Niko Pelleshi, ndërsa fokusi i bisedës ishin sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore nga hakerët iranianë. Për takimin informoi ambasadorja Jurij Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ku thuhet se me ministrin Peleshi diskutuan bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Shqipërisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.
 

QËNDRONI TË LIDHUR