• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takimi i Sllaveskit me udhëheqësinë e Odës ekonomike

Takimi i Sllaveskit me udhëheqësinë e Odës ekonomike

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, sot do të zhvillojë takim me udhëheqësinë e Odës ekonomike, të udhëhequr nga kryetari Branko Azeski.

Siç informojnë nga Oda ekonomike, ky do të jetë takimi i parë i Sllaveskit me përfaqësuesit e asoacionit më të vjetër dhe më të numërt të biznesit, prej se u emërua për guvernator të Bankës Popullore. Tema qendrore e bisedës, thonë, do të jenë politikat makroekonomike në funksion të zhvillimit të ekonomisë së Maqedonisë.

"Me realizimin e takimit të punës në Odë, praktikisht konfirmohet praktika e vendosur, që secili guvernator i ri i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqitjen e tij të parë ta ketë në adresën e OKMV, Dimitrie Çupovski", theksohet në kumtesë.

Takimi i punës do të zhvillohet në sallën 4 në Odën ekonomike. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR