• e diel, 22 dhjetor 2024

Takimi i liderëve: GERB-SDS dhe PP-DB ranë dakord të punojnë në programin që do të zbatohet nga qeveria e ardhshme bullgare

Takimi i liderëve: GERB-SDS dhe PP-DB ranë dakord të punojnë në programin që do të zbatohet nga qeveria e ardhshme bullgare

Sofje, 25 prill 2023 (MIA) - Në takimin e liderëve në Kuvendin Kombëtar Bullgar, dy koalicionet që fituan më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare - "GERB-SDS" e udhëhequr nga ish-kryeministri Bojko Borisov dhe "Ndryshimet vazhdojnë dhe Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - ranë dakord të punojnë në programin që duhet ta zbatojë qeveria e ardhshme bullgare.

Takimi u mbajt me ftesë të GERB-SDS dhe ishte i hapur për përfaqësuesit e mediave.

"Nëse ka marrëveshje për këtë program, tashmë duhet të fillojmë të mendojmë me ç'farë përbërje mund ta realizojmë, nën kushtin, që ajo qeveri të përbëhet nga "PP-DB", tha bashkëkryetari i PP Asen Vasilev.

Në takim delegacioni i PP-DB sërish theksoi se nuk mund ta mbështesin qeverinë e GERB-SDS me mandatin e parë, por janë të gatshëm të flasin për politikat e saj, si dhe për buxhetin.

Në takim Borisov kërkoi nga "PP-DB" ta prezantojnë opsionin e tyre për kabinetin qeveritar me mandatin e dytë të fituar dhe si do të jetë përbërja e asaj qeverie.

Vasilev u përgjigj se nëse "duhet t'ju ofrojmë përbërjen e kabinetit, duhet të dimë gjithashtu se çfarë programi do të zbatojë ajo qeveri".

Lideri i GERB-it, Borisov, më herët tha se “duam t'ju mbështesim pa kushte për mandatin e dytë në parlament, pa marrë pjesë në punën e asaj qeverie, por në të njëjtën kohë ai kërkoi nga PP-DB që të prezantojë përbërjen e qeverisë dhe të shikojë se çfarë ofrojnë si kryeministër dhe ministra. Ai theksoi se kjo do të përcaktojë qëndrimin më të qartë të GERB-SDS kur të vendosin për mandatin e parë dhe të dytë. Sipas tij, situata është jo standarde, prandaj edhe zgjidhjet janë jo standarde.

Borisov vlerësoi se propozimi i Vasilev është shumë i arsyeshëm dhe se diskutimi duhet të vazhdojë në këtë frymë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR