Takimi i Kallasit me ministrat e Ballkanit Perëndimor është konfirmim për përkushtimin e BE-së drejt rajonit, thotë një përfaqësues i Unionit për MIA-n
- – Darka e sotme të cilën përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas e organizon në Bruksel për shefat e diplomacive të gjashtë vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor, në mesin e të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka për qëllim ta riafirmojë përkushtimin e Unionit drejt rajonit, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet projekti më i rëndësishëm gjeopolitik për qëndrueshmëri dhe siguri në kontinentin tonë, deklaroi për MIA-n një përfaqësues zyrtar i BE-së.
- Post By Fitore Curri
- 16:35, 19 nëntor, 2025
Bruksel, 19 nëntor 2025 (MIA) – Darka e sotme të cilën përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas e organizon në Bruksel për shefat e diplomacive të gjashtë vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor, në mesin e të cilëve edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka për qëllim ta riafirmojë përkushtimin e Unionit drejt rajonit, duke konfirmuar se zgjerimi mbetet projekti më i rëndësishëm gjeopolitik për qëndrueshmëri dhe siguri në kontinentin tonë, deklaroi për MIA-n një përfaqësues zyrtar i BE-së.
“Do të përqendrohemi në atë si BE-ja mundet ta përforcojë bashkëpunimin tashmë solid me partnerët e Ballkanit Perëndimor për përballje me sfidat globale dhe rajonale, duke përfshirë edhe nevojën nga ndihma me kohë dhe gjithëpërfshirëse për Ukrainën”, shtoi përfaqësuesi i BE-së.
Sipas tij, BE-ja identifikon hapa praktikë shtesë për fuqizim të bashkëpunimit në të ardhmen në forume shumëpalëshe dhe në sferën e sigurisë, duke përfshirë edhe përmes përpjekjeve të përbashkëta për luftë kundër manipulimit të huaj me informacione dhe përzierje dhe kërcënime të tjera hibride, përmirësim i kapaciteteve për siguri kibernetike dhe fuqizim të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.
Darka mbahet në prag të Këshillit të nesërm për Punë të Jashtme të BE-së, në të cilin, sipas paralajmërimeve nga Athina, do të prezantohet nisma greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i kësaj nisme është riafirmimi i qëndrimit grek për mbështetje të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit dhe për “përshpejtim të rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s