• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim botëror për vaksinat për Afrikën do të mbahet në Paris

Takim botëror për vaksinat për Afrikën do të mbahet në Paris

Paris, 20 qershor 2024 (MIA) - Një numër i madh i liderëve afrikanë, donatorë dhe përfaqësues të grupeve farmaceutike sot do të mblidhen në Paris në samitin kushtuar prodhimit të më shumë vaksinave për Afrikën, e cila tashmë është prekur nga një epidemi të kolerës. Forumi botëror është bashkëorganizuar nga Franca, Unioni Afrikan dhe Aleanca për vaksina.

 Në këtë ngjarje pritet të shpallen mbi 1 miliard dollarë financim për prodhimin e vaksinave në Afrikë. Kontinenti tani prodhon vetëm 2 për qind të vaksinave që i përdor.

Theksi do të vihet në financimin e vaksinave kundër kolerës. Në forumin në Paris do të vijnë liderët e Senegalit, Ganës, Ruandës dhe Botsvanës, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues të bankave, prodhues të vaksinave. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR