• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takime të Fon der Lajenit me Kurtin, Çollakun dhe Vuçiqin: Ballkani Perëndimor të afrohet me BE-në

Takime të Fon der Lajenit me Kurtin, Çollakun dhe Vuçiqin: Ballkani Perëndimor të afrohet me BE-në

Bruksel, 21 gusht 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sonte në Athinë ka realizuar takime bilaterale me shefin e shtetit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Kosovës dhe Rumanisë, Albin Kurti dhe Marçel Çollaku.

Siç ka bërë të ditur Fon der Lajen në rrjetin social X, me presidentin serb Vuçiq kanë biseduar nevojën e një angazhimi konstruktiv për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe progresin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

“Integrimi më i afërt midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është me rëndësi vitale, veçanërisht në kushte të luftës ruse kundër Ukrainës”, ka thënë Fon der Lajen në postimin në X.

Nevoja për deeskalim të tensioneve në veri të Kosovës, si dhe ripërtëritja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së dhe zbatimi i marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, kanë qenë tema të bisedës në takimin e Fon der Lajenit me kryeministrin e Kosovës Kurti.

“Është me rëndësi jetike që të thyhen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor të afrohet me BE-në”, ka thënë kryetarja e Komisionit Evropian në postimin në X pas takimit me Kurtin.

Takimet e Fon der Lajenit me Vuçiqin, Kurtin dhe Çollakun janë mbajtur para darkës joformale që sonte në Athinë e organizoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis për liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe anëtaret e BE-së nga rajoni ku mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovacevski.

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR