• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takime të Dimitrieska-Koçoskës në Budapest, investimet në fokus të Qeverisë, mbështetja hungareze e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit

Takime të Dimitrieska-Koçoskës në Budapest, investimet në fokus të Qeverisë, mbështetja hungareze e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sot në kuadër të samitit mes Hungarisë dhe Maqedonisë realizuan takim me ministrin e Ekonomisë Kombëtare, Marton Nagj dhe ministrin e Ndërtimtarisë dhe Investimeve të Hungarisë, Janosh Lazar.

Siç kumton Ministria e Financave, në takim është konfirmuar se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe politike dhe se të dyja palët shprehin vullnetin që ky bashkëpunim të avancohet dhe thellohet.

"Në takim nga pala jonë u theksua se fokus të veçantë qeveria i kushton realizimit të investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturë. Me Buxhetin e këtij viti ato plane investimi janë mbështetur me një shumë të lartë. Gjithashtu u theksua se mbështetja nga Hungaria e cila u realizua përmes aprovimit të kredisë paraqet mbështetje të drejtpërdrejtë për ekonominë vendase dhe përpjekje të rritjes më të fortë ekonomike", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministrat shprehën mirënjohje deri te Qeveria hungareze mbi mbështetjen që mundësojnë forcimin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesin eurointegrues të vendit.

Takimi u zhvillua në kuadër të samitit dyditor mes dy vendeve që mbahet në Budapest.

Foto: Ministria e Financave


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR