Takim Tramp - Makron në Shtëpinë e Bardhë
- Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të realizojë takim me kolegun e tij francez, Emanuel Makron, ku do të bisedojnë për mënyrat si të ndalet lufta në Ukrainë.
- Post By Besnik Shuki
- 19:18, 24 shkurt, 2025

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp sot në Shtëpinë e Bardhë do të realizojë takim me kolegun e tij francez, Emanuel Makron, ku do të bisedojnë për mënyrat si të ndalet lufta në Ukrainë.
Makron është lideri i parë evropian për vizitë në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të Trampit në pushtet. Liderët e dy vendeve marrin pjeës në video-konferencën e G7-shit, e pastaj do të mbajnë biseda bilaterale dhe konferencë të përbashkët për shtyp.
Nga fundi i kësaj jave, për vizitë në Shtëpinë e Bardhë do të arrijë edhe kryeministri britanik, Kir Starmer.
Tre liderët do të takohen këtë javë për shqyrtimin e iniciativave të Trampit për ndërprerjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, rolin e Eropës në procesin e negociatave dhe garancat e sigurisë për Ukrainën.
"Do t'i them: Thellë brenda vetes nuk mund të jesh i dobët përballë presidentit (Putin). Nuk je ti, nuk është ajo nga e cila je krijuar dhe nuk është në interesat e tua”, tha Makron në prag të vizitës me Trampin. bsh/
Foto: EPA