• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Rama-Kurti në Tiranë

Takim Rama-Kurti në Tiranë

Tiranë, 26 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sot po qëndron për vizitë në Tiranë, pas takimeve me shefin e Shtetit, Bajram Begaj dhe kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla, u takua edhe me kolegun e tij, Edi Rama.

"Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme, ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizimin, me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë", ka shkruar Rama në Fejsbuk.

Ai shtoi se janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në qershor.

Kjo do të jetë seanca e nëntë e përbashkët e dy qeverive, pas asaj në qershor të vitit të kaluar.

Seanca e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe është zhvilluar nga kryetarët e atëhershëm të qeverive, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët atë ngjarje e vlerësuan si historike.

Për herë të parë seancë të përbashkët kanë mbajtur edhe parlamentet e dy vendeve më 27 nëntor të vitit të kaluar në Tiranë, një ditë para shënimit të Ditës së pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR