• e enjte, 04 dhjetor 2025

Takim Putin- Erdogan në Kinë

Takim Putin- Erdogan në Kinë

Pekin, 1 shtator 2025 (MIA) - Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin realizuan takim në margjinat e samitit të Organizatës së Shangait për bashkëpunim në Kinë, njoftoi Si-En-En-i turk.

Putini falënderoi Erdoganin për përpjekjet diplomatike rreth krizës në Ukrainë dhe theksoi se të dy vendet po bashkëpunojnë me sukses në energji dhe në tema me interes të përbashkët, mes të cilave dhe Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Kaukazin.

Erdogani përsëriti ftesën deri tek Putini për të vizituar Turqinë, duke shtuar se marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Moskës janë "të sinqerta dhe të bazuara në besim".

Në takim morën pjesë më shumë ministra nga të dy qeveritë, mes të cilëve dhe shefat e diplomacisë dhe energjetikës. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR