Takim miqësor dhe joformal mes Kasamit dhe Kurtit
- Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me sekretarët Adnan Azizi dhe Abdush Demiri kanë pritur në takim miqësor dhe joformal kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin
- Post By Melahat Baftija
- 20:35, 14 prill, 2023
SHkup, 14 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes BESA dhe i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, së bashku me sekretarët Adnan Azizi dhe Abdush Demiri kanë pritur në takim miqësor dhe joformal kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin
Kasami dhe Kurti, siç njoftohet në komunikatën e Besës kanë diskutuar për shumë çështje me interes të të dy vendeve.
Gjithashtu, shtohet më tej në kumtesë dy krerët e subjekteve politike, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE Albin Kurti dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami u zotuan për thellim të bashkëpunimit mes dy partive. mb/