• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim mes Erdoganit dhe Bajdenit në Vilnus: Turqia dhe SHBA-ja fillojnë etapë të re në raportet e veta bilaterale

Takim mes Erdoganit dhe Bajdenit në Vilnus: Turqia dhe SHBA-ja fillojnë etapë të re në raportet e veta bilaterale

Vilnus, 11 korrik 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot në Vilnus u tkaua me presidentin amerikan, Xho Bajden dhe paralajmëroi fillim të etapës së re në raportet e Turqisë me SHBA-në, lajmëroi televizioni turk TRT-Haber.

Erdogan dhe bajden biseduan në margjina të samitit të NATO-s, që po mbahet në kryeqytetin e Lituanisë.

"Dëshiroj t'ju falënderoj edhe për urimet për rizgjehdjen time (për president). Konsideroj se ka ardhur koha për konsultime në nivel të shefave të shteteve në kuadër të mekanizmit strategjik. Këto bisedime sot në samitin e NATO-s i shoh si hap të parë drejt asaj. Takimet tona të mëparshme ishin një lloj përgatitjeje. Tani fillojmë etapë të re", tha Erdogan.

Bajden e falënderoi presidentin Erdogan edhe për përpjekjet diplomatike lidhur me kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, shkruan TRT-Haber.

Bisedimet mes Erdoganit dhe Bajdenit ishin caktuar që para samitit dhe konsiderohen si fazë tejet e rëndësishme në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si në dritën e dallimeve bilaterale dhe në kundërthënieve rreth NATO-s, përfshirë edhe lidhur me tentimin e Suedisë për t'iu bashkuar Aleancës.

Para bisedimeve ishte paralajmëruar se mes temave kryesore mes presidentëve pritet të jetë shitja e aeroplanëve F-16 Turqisë, që ende nuk është miratuar nga Kongresi. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR