• e martë, 26 nëntor 2024

Takim Kurti- Kerns: Prioritet i Kosovës pas 24 shtatorit është siguria e shtetit dhe qytetarëve

Takim Kurti- Kerns: Prioritet i Kosovës pas 24 shtatorit është siguria e shtetit dhe qytetarëve

Prishtinë, 21 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim deputeten britanike dhe kryesuese e Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alisha Kerns të cilën e falënderoi për vizitën e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe për Kosovën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga kabineti i kryeministrit kumtuan se “në takim është theksuar se prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe qytetarëve të saj”.

“Është thënë se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit (në Banjskë të veriut të Kosovës), të kryer nga grupe paramilitare me sponsorizim dhe pjesëmarrje të Serbisë, dënimi është vendimtar për mospërsëritje", theksohet në komunikatë.

Poashtu, në takim është "diskutuar edhe për përkushtimin e plotë në implementimin e Marrëveshjes bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe aneksin e implementimit të saj (Ohër, 18 mars). 

 

QËNDRONI TË LIDHUR