• e martë, 26 nëntor 2024

Takim konsultues i Grupit punues për hartimin e ligjit për pension minimal

Takim konsultues i Grupit punues për hartimin e ligjit për pension minimal

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Takim konsultues nesër do të mbajë Grupi punues, i formuar me vendim të Qeverisë, në të cilin do të bisedohet për ligjin për pension minimal.

Siç paralajmëroi dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në takimin e parë konsultues të Grupit punues do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, ndërsa do të bisedohet për gjithçka që nevojitet të përmirlsohet standardi jetësor i pensionistëve.

"Pas shembullit të Ligjit për pagë minimale në vend me ligj do ta vërtetojmë edhe pensionin minimal", tha dje Trençevska.

Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, tha dje se problemet me pensionet lindën kur qeveria aktuale hoqi sistemin e mëparshëm, me të cilin rritej pensioni dy herë në vit - sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe sipas rritjes së pagës mesatare.

Sipas tij, pensionistët janë të pakënaqur sepse çmimet po rriten dhe inflacioni është i madh.

Vendimi për formimin e Grupit punues për hartimin e ligjit për pensionet minimale është marrë muajin e kaluar pas një sërë protestash të pensionistëve në mbarë vendin, të cilët kërkuan rritje lineare të pensioneve nga 3.500 denarë nga shtatori i këtij viti, si dhe pensioni minimal të jetë 18.000 denarë. mb/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR