• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim jozyrtar i ministrave të mjedisit jetësor të BE-së

Takim jozyrtar i ministrave të mjedisit jetësor të BE-së

Bruksel, 10 korrik 2023 (MIA) - Mbrojtja e diversitetit biologjik, tokës dhe ujit, iniciativat për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen më të mirë të qytetarëve dhe mjedisit jetësor, do të jenë temat kryesore të takimit jozyrtar të sotëm të ministrave përgjegjës për mjedisin jetësor të vendeve anëtare të BE-së, i cili do të mbahet në qytetin spanjoll Valladolid.

Në takim do të diskutohet gjithashtu edhe olr Direktivën e re për ambalazhin dhe mbetjet e ambalazhit, e cila parashikon që deri në vitin 2030, të gjitha ambalazhet në tregun e BE-së mund të ripërdoren ose riciklohen në një mënyrë të qëndrueshme ekonomikisht, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar kontrollin e ndotjes, zbatimin e procesit të tranzicionit drejt modelit të ekonomisë rrethore dhe reduktimit të mbetjeve.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu aplikimin e teknologjive më të fundit në industrinë kimike, si dhe menaxhimin më funksional të ujit dhe trajtimin e ujërave të zeza. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR