Takim joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Varshavë me pjesëmarrjen e homologëve të tyre nga kandidatët për anëtarësim
- Lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në do të jenë tema kryesore të takimit joformal të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së (FAC), që sot dhe nesër do të mbahet në Varshavë. Në pjesën e nesërme të takimit të ministrave evropian do të bashkangjiten edhe shefat e diplomacive të vendeve kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim në BE.
- Post By Sara Ademi
- 07:54, 7 maj, 2025
Bruksel, 7 maj 2025 (MIA) - Lufta në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Britaninë e Madhe dhe SHBA-në do të jenë tema kryesore të takimit joformal të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së (FAC), që sot dhe nesër do të mbahet në Varshavë. Në pjesën e nesërme të takimit të ministrave evropian do të bashkangjiten edhe shefat e diplomacive të vendeve kandidate dhe kandidatët potencial për anëtarësim në BE.
Nikoqir i tubimit janë shefi i diplomacisë polake Radosllav Sikorski dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kalas.
Mbledhja fillon pasdite me diskutim për çështjet kyçe në marrëdhëniet e BE-së me Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë edhe sekretari britanik për Punë të Jashtme Dejvid Lami.
Nesër paradite takimi do të vazhdojë me debate kushtuar agresionit rus ndaj Ukrainës dhe marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në.
Pas këtyre diskutimeve do të vijojë drekë pune joformale në të cilën ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së do t'u bashkangjiten edhe homologët e tyre nga kandidatët shtetëror dhe kandidatët potencial për anëtarësim në Union - Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mali i Zi. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s