• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Takim i Zelenskit dhe Frederiksenit për pako të re të ndihmës ushtarake daneze për Ukrainën

Takim i Zelenskit dhe Frederiksenit për pako të re të ndihmës ushtarake daneze për Ukrainën

Kiev, 6 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski bisedoi me kryeministren daneze, mete Frederiksen, e cila sot qëndroi në Kiev, për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

"Sot biseduam për pakon e re të masave ushtarake. Kjo do të jetë pakoja e 12-të që po përgatitet për këtë muaj", tha Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai përkujtoi se pilotët ukrainas po trajnohen të punojnë me gjuajtësit F-16 në Danimarkë.

Shtoi se për momentin po bisedohet për çështjet lidhur me zgjerimin e mundësive për trajnim dhe përshpejtim të integrimit të vërtetë të aeroplanëve bashkëkohorë luftarak në mbrojtjen e Ukrainës.

Në përgjithësi, Zelenski bisedimet e sotme me kryeministren Frederiksen i cilësoi shumë të rëndësishme dhe edhe njëherë e falëdneroi Dnaimarkën për tërë mbështetjen që ia ofron Ukrainës, duke cekur se i çmon lartë marrëdhënuet bilaterale.

Ndërkaq, kryeministrja daneze tha se Danimarka i jep Ukrainës pajisje dhe municion ushtarak, por dëshiron të bëjë shumë më tepër, përfshirë edhe në fushën e mbrojtjes ajrore.

"Do ta vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë qytetare, për civilët", theksoi ajo.

Me atë rast, Frederiksen shprehi ngushëllime për civilët e vdekur pas sulmit rus në tregun në Kostantinovka, në rajonin e Donjeckut. ab/

Foto: ЕPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR