• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Xhaferit me kryetarin e Radës Supreme të Ukrainës, Stefançuk

Takim i Xhaferit me kryetarin e Radës Supreme të Ukrainës, Stefançuk
SHkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në margjinat e Samitit të parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimeas,  realizoi takim edhe me Kryetarin e Verkhovna Radës së Ukrainës, Rusllan Stefançuk. Siç njofton pres-shërbimi parlamentar, Xhaferi, shprehu falënderim të sinqertë ndaj Kryetarit Stefançuk në emrin e tij personal, në emër të familjes, deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për nderin e lartë që i është bërë me ndarjen e Dekoratës Jarosllavi i Urtë nga Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski, për merita të rëndësishme personale në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Xhaferi, siç theksohet gjithashtu i ka shprehur urime kryetarit Stefançuk për fitimin e statusit të vendit – kandidat për anëtarësim në BE, që është një zgjidhje e përshtatshme në këto rrethana në të cilat gjendet vendi dhe Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen tonë të plotë në këtë kontekst. "Kryetari Stefançuk në anën tjetër, shprehu respekt dhe mirënjohje ndaj Kryetarit Xhaferi për mbështetjen personale dhe institucionale që Republika e Maqedonisë së Veriut e jep për luftën e drejtë të Ukrainës në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, lirisë dhe demokracisë. Ai shprehu shpresë se mbështetja do të vazhdojë edhe në tentativat e rindërtimit të serishëm të infrastrukturës së rrënuar të Ukrainës, si edhe në arritjen e qëllimit më të rëndësishëm, gjegjësisht, çlirimit të tërësishëm të Ukrainës", qëndron në komunikatë. Kryetari Xhaferu shprehu bindjen e plotë se mbështetja e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhme në të gjitha fushat, gjithsesi në suazat e mundësive të vendit tonë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR