• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i Siljanovska Davkovës me profesorët Martinovski dhe Koneski

Takim i Siljanovska Davkovës me profesorët Martinovski dhe Koneski

Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur prof.de. Vladimir Martinovskin, dekan në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" dhe pr.dr. Atanas Koneski, përfaqësues i Qendrës kulturore dhe edukative "Nebregovë", i emëruar sipas venedlindjes së Koneskit.

Siç njoftoi Kabineti i presidetes, profesorët e kanë informuar për aktivitetet e ndërmarra të ndërlidhura me shënimin e 80 vjetorit të standardizimit të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, si dhe 80 vjetorin e themelimit të Fakultetit Filologjik në Shkup.

Të dy e kanë argumentuar angazhimin për ndryshim të Ligjit për çmime shtetërore për shkak të dhënies së çmimeve "Remzi Nesimi" dhe "Bllazhe Koneski".

"Për ta koha më e mirë për ndarje të çmimeve është muaji dhjetor, kur të dy kanë lindur: Nesimi më 25 dhjetor, ndërsa Koneski më 19. Me krenari theksojnë se të dy kanë qenë profesorë të Fakultetit Filologjik dhe ajo që është Nesimi për gjuhën shqipe dhe albanologjinë, ashtu është edhe Koneski për gjuhën maqedonase dhe maqedonistikën", qëndron në komunikatë.

Siljanovska Davkova është e bindur se deputetët do ta njohin këtë ide fisnike dhe me shumicë të madhe do ta vitojnë Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për çmime shtetërore.

Për të, Nesimi dhe Koneski janë kolosë shpirtërorë të gjuhës shqipe dhe maqedonase, emrat e të cilëve është dashur që moti të simbolizojnë arritje të mëdha në beletristikë. mb/

Foto: Kabineti i presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR