• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i shkurtë Micotakis - Erdogan në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë

Takim i shkurtë Micotakis - Erdogan në margjina të Samitit të NATO-s në Hagë

Athinë, 25 qershor 2025 (MIA) - I inicuam çështjet që duhej të inicoheshin dhe jemi në pritje të gjejmë datë që do t'u përgjigjej të dy vendeve për mbajtje të Këshillit të lartë për bashkëpunim, kështu që do të kemi mundësi publikisht të themi shumë më tepër, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis në konferencën për shtyp pas Samitit të NATO-s në Hagë, duke folur për takimin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis theksoi se pati mundësinë të realizojë "bisedë të shkurtë me presidentin Erdogan, siç ndodhë zakonisht në këto samite" dhe theksoi se kur do të definohet mbajtja e Këshillit të lartë për bashkëpunim mes dy vendeve do të mund të thuhet më tepër.

Theksoi se në këtë moment me rëndësis janë sfidat e mëdha me të cilat po përballet rajoni më gjerë, foli për situatën në Lindjen e Afërt, ndërsa në Samit foli edhe për Libinë, "për faktin se sfidat e sigurisë në rajonin më të gjerë janë të lidhura edhe me instrumentalizimin e valëve të emigrantëve".

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR