• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim i Ruskovskës me ambasadorin francez Bomgartner dhe gjykatësin për lidhje Dibost

Takim i Ruskovskës me ambasadorin francez Bomgartner dhe gjykatësin për lidhje Dibost
Shkup, 23 shkurt 2022 (MIA) - Shefja e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska sot pati drekë pune me ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner dhe gjykatësin për lidhje me seli në Beograd, Frederik Dibost, i cili kohë më parë e mori këtë funksion, informuan nga Prokuroria publike. Në drekën e punës, që ishte në shenjë të njoftimit, u bë fjalë për kompetencat e gjykatësit për lidhje pranë Ambasadës së Francës, i cili nuk ka funksion gjyqësor, por ka për qëllim ta lehtësojë bashkëpunimin bilateral gjyqësor penal dhe qytetar mes Francës dhe vendeve në juridiksionin e saj - Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Republikës së Qipros, Kosovës, Maqedonisë së veriut, malit të Zi dhe Serbisë. Njëherit, krahas çështjeve lidhur me gjendjet aktuale në Prokurori, u këmbyen edhe informata për sistemin francez të jurisprudencës dhe sistemin e vendeve që janë nën juridiksionin e saj, ndërkaq u ofruan edhe mundësi për realizim të bashkëpunimit përmes organizimit, animimit apo mbështetjes për trajnime dhe seminare, pjesëmarrje në këmbim dhe takime lidhur me materien penale juridike, shtohet në kumtesë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR