• e martë, 26 nëntor 2024

Takim i Osmanit dhe Kovaçevskit me Mishelin: Maqedonia e Veriut është në një fazë cilësisht më të lartë në marrëdhëniet me BE-në

Takim i Osmanit dhe Kovaçevskit me Mishelin: Maqedonia e Veriut është në një fazë cilësisht më të lartë në marrëdhëniet me BE-në
Shkup, 21 shtator 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryeministri Dimitar Koveçevski sot  në margjinat e Sesionit të Përgjithshëm të 77-të të KB-së realizuam një takim të shkurtër me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishelin, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian në këtë ngjarje të rëndësishme multilaterale. Në takim, reciprocikisht u konfirmua kënaqësia se Maqedonia e Veriut  ndodhet në një fazë cilësisht më të lartë në marrëdhëniet e saj me BE-në, pas fillimit të negociatave. Ministri Osmani në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se nga ana e kryetarit të Këshillit Evropian u theksua mbështetja e qartë e Unionit për perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me sigurimin e një procesi të besueshëm dhe të drejtë të anëtarësimit. "Në takim u diskutua edhe për takimet e para tashmë të zhvilluara me BE-në në kuadër të procesit të skriningut, i cili është planifikuar të zgjasë deri në nëntor të vitit të ardhshëm, dhe pala jonë rikonfirmoi gatishmërinë e lartë të vendit për një proces të suksesshëm negociues, veçanërisht duke pasur parasysh se shteti ka qenë prej kohësh në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe shënon mbi 45 për qind të legjislacionit të transpozuar të BE-së në legjislacionin e brendshëm", shkruan Osmani në Fejsbuk. ar/        

QËNDRONI TË LIDHUR