Takim i Nikolloskit me homologun bullgar Karaxhov, dakordohet takim i ri për avancimin e punimeve në Korridorin hekurudhor 8
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov. Takimi u mbajt në kuadër të forumit "Lidhshmëria globale e transportit" që mbahet në Stamboll, ku zëvendëskryeministri Nikolloski mbajti fjalim.
- Post By Fami Bajrami
- 12:41, 28 qershor, 2025
Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov. Takimi u mbajt në kuadër të forumit "Lidhshmëria globale e transportit" që mbahet në Stamboll, ku zëvendëskryeministri Nikolloski mbajti fjalim.
Në takim, siç ka informuar ministria përkatëse, u theksua domosdoshmëria për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, me theks të veçantë në Korridorin hekurudhor dhe rrugor 8, si parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal dhe lehtësimin e transportit dhe tregtisë.
"Duke theksuar çështjen e lidhjes hekurudhore midis dy vendeve, dy bashkëbiseduesit theksuan se ky projekt ka një dimension rajonal, ku përveç rëndësisë së saj ekonomike, imponohet edhe çështja e pozicionimit strategjik të Aleancës së NATO-s përmes lidhjes së Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të takohen përsëri në periudhën e ardhshme me qëllim që të harmonizojnë së bashku tekstin e Marrëveshjes me të cilën do të arrihet ujdi për ndërtimin e tunelit të përbashkët që duhet të lidhë Maqedoninë dhe Bullgarinë, gjë që do të avancojë punët për realizimin e Korridorit hekurudhor 8", thekson Ministria e Transportit.

Ndryshe, dy bashkëbiseduesit u dakorduan të dërgojnë ekspertë për të marrë pjesë në takimin e Korridorit 8 që në korrik e organizon Komisioni Evropian.
Foto: Ministria e Transportit