Takim i ministrit Durmishi me u.d. ambasador i Katarit, Al-Kajarin
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim protokollar me ushtruesin e detyrës ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rashid bin Said Al-Kajarin.
- Post By Fami Bajrami
- 10:37, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA)- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim protokollar me ushtruesin e detyrës ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rashid bin Said Al-Kajarin.
“Dy bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Theks i veçantë është vënë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve, punësimit dhe projekteve infrastrukturore me interes të ndërsjellë. Gjatë bisedës u theksua nevoja e avancimit të shkëmbimit tregtar, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorët si agrobiznesi, industria përpunuese, logjistika, TIK dhe turizmi”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ministri Durmishi, qëndron në kumtesë, konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të qenë partner aktiv dhe në shërbim të investitorëve të Katarit, si dhe për të siguruar mbështetje në realizimin e projekteve konkrete.
“Takimi përfundoi me përcaktim të përbashkët për rritjen e dinamikës ekonomike dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës