• e enjte, 07 nëntor 2024

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadorin slloven Preskor

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadorin slloven Preskor

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot ka realizuar takim me ambasadorin e sapoemëruar slloven në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gregor Presker, ku, siç kumtoi kabineti i tij janë shkëmbyen opinione rreth ngjarjeve aktuale në Kuvend, për dialogun parlamentar dhe procedurën e fillimit të ndryshimit të Kushtetutës.

Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe për bashkëpunimin në dekadat e kaluara. Kryetari Xhaferi drejtoi urime për ambasadorin për emërimin në funksion dhe i uroi sukses në kryerjen e kësaj detyre. U theksua bashkëpunimi intensiv në nivelin politik, përfshirë edhe në nivel të kryetarëve të parlamenteve, të grupeve të bashkëpunimit, me aktivitete të planifikuara i njëjti të vazhdojë edhe në periudhën që vijon.

Ambasadori Presker theksoi se Republika e Sllovenisë në vazhdimësi e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç e mbështeste edhe për anëtarësimin në NATO.

"Drejtoi falënderim të veçantë për ndihmën materiale dhe për pjesëtarët e Armatës që vendi ynë i dërgoi për ti menaxhuar pasojat nga vërshimet në Slloveni. Në kontekst të BE-së, ambasadori e potencoi rëndësinë e momentit për rrumbullakimin e procedurave të duhura për hapjen e kapitujve të negocimit dhe për kushtet që janë krijuar në Bashkimin Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit", theksohet në komunikatë.

U përshëndet mundësia që studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të studiojnë në universitetet sllovene, diaspora në Slloveni si urë e ndërlidhjes më të madhe mes dy vendeve, investimet sllovene në vend dhe sidomos ndihma zhvillimore sllovene prej 35 milionë eurosh, e investuar në më shumë segmente shoqërore dhe e planifikuar të vazhdojë të zbatohet edhe në të ardhme. mb/

Foto: Kabineti i Xhaferit

QËNDRONI TË LIDHUR