• e martë, 26 nëntor 2024

Takim i Komitetit të përzier parlamentar: Filloi faza e re në raportet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut

Takim i Komitetit të përzier parlamentar: Filloi faza e re në raportet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut
Strasburg, 5 tetor 2022 (MIA) - Në Parlamentin evropian në Strasburg përfundoi dita e parë e Takimit të 20-t të Komitetit të përzier parlamentar - Maqedonia e Veriut dhe BE-ja (Komitet parlamentar për stabilizim dhe asociim), kësaj radhe me një status tjetër në rrugën eurointegruese të vendit, tani si vend i cili i ka filluar negociatat për anëtarësim në BE. Përfaqësuesit e institucioneve evropiane, eurodeputetët dhe deputetët e Maqedonisë së Veriut e cekën faktin se ka filluar faza e re në marrëdhëniet mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Bashkëkryetari i Komitetit të përzier, Andreas Shider që në fillim të takimit shfaqi bindje se jemi "në moment të posaçëm të marrëdhënieve të BE-së me Republikën e Maqedonisë së Veriut".

"Me fillim të skriningut sqarues pas konferencës së parë ndërqeveritare në qershor. Do të thotë, ky është moment historik jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për BE-në", theksoi Shider.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë fjalimit të tij posaçërisht insistoi në atë se në këtë moment vendi priti 17 vite.

Për zëvendëskryeministrin takimi ishte mundësi e mirë të shfaqet se çka është ajo që po bëjmë tani, me të gjitha përpjekjet dhe reformat për anëtarësim në BE.

“Tani në një frymë të re në kontekst me fillim të negociatave më 19 korrik. Të sqarojmë se si po rrjedhë procesi i skriningut në Bruksel dhe cilat janë hapat e ardhshëm që vijojnë. Presim të ketë edhe konkludime të harmonizuara, që do të japin në njëfarë mënyre mbështetje dhe motivim edhe për Qeverinë, por edhe për tërë ekipin që punon në Bruksel në skriningun”, deklaroi Mariçiq. Përfaqësuesit e Komisionit evropian në fjalimet e tyre posaçërisht cekën se RMV është partnere e sigurt e BE-së, sepse ajo është 100 për qind e sinkronizuar në politikën e jashtme, ajo është shumë me rëndësi në kontekst të luftës në Ukrainë.

Në vërejtjen e eurodeputetes TIneke Strik për pasojat dhe presionin e propozimit francez ndaj shoqërisë dhe politikës së vendit, e cila kërkoi BE-ja të japë sinjal pozitiv drejt vendit se me të vërtetë është me të dhe me qytetarët e saj.

Përfaqësuesit e Komisionit evropian theksuan se me Maqedoninë e Veriut "tani jemi në fazë të zbatimit të pas konferencës ndërqeveritare, përgjegjësia tani është t'u sqarojmë të gjithë qytetarëve si në BE, ashtu edhe në Maqedoni të Veriut se jemi në fazë të re, se po shkohet përpara dhe se solidariteti i BE-së do të vijë drejt shprehjes në disa plane".

Sipas KE-së, paraprin shumë punë në reforma, me raportin për përparimin do të bëhet rrëfim i tërë asaj që duhet të bëhet, shumica e saj do të jetë në kompetenca të Kuvendit përmes kompetencave.

Raportuesi i përhershëm pranë PE-së për përparimin e vendit, Ilhan Quçuk nga Strasburgu përkujtoi rëndësinë e dialogut posaçërisht të dimensionit parlamentar të të njejtit. Bashkëkryetari i Komitetit të përzier Andreas Shider gjithashtu kërkoi nga të gjithë aktorët politik të veprojnë në drejtim të njejtë kur bëhet fjalë për interesat strategjike të vendit, përkatësisht proceset euro-atlantike, duke cekur se bojkoti nuk është zgjidhje sepse nuk sillen reformat e nevojshme, ndërsa stagnojnë edhe ato që janë në rrjedhë.

Duke i pasur parasysh reagimet në opinion për përmbajtjen e Kornizës propozim-negociuese, Sonja Mirakovska përkujtoi se Kuvendi solli konkludime me të cilat detyrohen qeveria e tanishme dhe të ardhshme t'i respektojnë "linjat tona të kuqe gjatë vetë procesit të negociatave".

Deputetët e Maqedonisë së Veriut dhe eurodeputetët sonte debatuan për sundim të së drejtës, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për shoqëri qytetare dhe mediumet.

Pas darkës së punës është organizuar për nder të tyre, nesër sesioni i dytë i Komitetit të 20-t të përzier parlamentar - BE dhe Maqedonia e Veriut i përkushtohet mjedisit jetësor dhe energjetikës, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, raportit për Dialog Zhan Mone, në mënyrë që në fund të miratohen rekomandimet.

Qëllimi themelor i KPP-së është shqyrtimi i të gjitha aspekteve të marrëdhënieve mes RMV-së dhe BE-së, posaçërisht implementimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Komiteti formalisht kontribuon drejt ngritjes në nivel më të lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin evropian, rolit të tij në Marrëveshjen imponon obligim për Këshillin e BE-së, Komisionit evropian dhe Qeverisë së RMV-së për pjesëmarrjen e tyre të plotë në punën e tij dhe informim të rregullt në secilin takim të KPP-së për shkallën e zbatimit të Marrëveshjes. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR