• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i dytë i Sindikatës së AOJSHQ dhe Qeverisë

Takim i dytë i Sindikatës së AOJSHQ dhe Qeverisë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Sindikata e AOJSHQ pasdite sërish duhet të takohet me përfaqësuesit e Qeverisë. Në takim do të bisedohet për kërkesat e të punësuarve në shërbimin gjyqësor dhe të prokurorisë publike, të cilët kërkojnë rritje të pagave prej 78 përqindëve dhe pagesë të shtesave tjera.

Javën e kaluar është mbajtur takimi i parë, i cili ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Pas takimit, kryetari i Sindikatës së AOJSHQ-së, Trme Deanovski deklaori se preis propozim konkret nga Qeveria në takimin e ardhshëm.

"Jemi dakorduar që javën e ardhshme të dërgohen edhe disa të dhëna, sidomos për gjykatat. Këtë do ta bëjë Ministria e Fianncave. Do të takohemi të martën ose të mërkurën edhe një herë që të shohim nëse në anën e kundërt do të marrim ofertë konkrete për kërkesat tona", deklaroi atëherë Deanoski.

Greva e administratës gjyqësore, sipas paralajmërimeve të Sindikatës së AOJSHQ-së do të zgjat derisa nuk marrin përgjigje nga Qeveria. Deri atëherë do të punojnë vetëm për rastet urgjente. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR