Takim i Borellit dhe Lajçakut me Kurtin në Bruksel
- Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, sot në Bruksel është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të qetësuar tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Bruksel, 22 qershor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, sot në Bruksel është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të qetësuar tensionet në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Borell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, i cili po ashtu është në takim me Kurtin, sot pasdite do të bisedojnë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borell bëri të ditur se sot në Bruksel do të jetë nikoqir i një sërë takimesh të ndara me Vuçiqin dhe Kurtin, me fokus gjetjen e mënyrave për uljen e tensioneve në mënyrë që të dyja palët t'i kthehen zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, veçanërisht Marrëveshjes për Rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas bisedimeve të sotme, Borelli do t'i drejtohet opinionit. ls/