• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Gërkovska - Bruneta: Italia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për avancimin e administratës publike

Takim Gërkovska - Bruneta: Italia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për avancimin e administratës publike
Shkup, 11 korrik 2022 (MIA) – Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, sot në Romë pati takim me ministrin italian të Administratës Publike, Renato Bruneta, me të cilin u dakorduan për një sërë çështjesh konkrete hapa për mbështetjen e reformave dhe avancimin e administratës publike në Maqedoninë e Veriut. Siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit të qeverisë, të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Italia kanë një histori të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke dhe pikërisht për këtë, në interes të të dyja shteteve, por edhe në interes të Bashkimit Evropian, është që ky bashkëpunim të thellohet dhe ndër të tjera të konkretizohet në çështje të cilat do të sigurojnë rritje të efikasitetit të administratës publike.
Për këtë qëllim, zëvendëskryeministrja Gërkovska dhe ministri italian Bruneta ranë dakord  që në një afat sa më të shkurtër të dyja institucionet të formojnë një grup të përbashkët punues, i cili do t'i përcaktojë hapat e mëtejshëm për bashkëpunim të përbashkët.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska shprehu falënderim për mbështetjen e fuqishme që Italia ia jep Maqedonisë së Veriut, por edhe për interesin e pa rezervë që ministri Bruneta e tregoi për avancimin e gjendjes në sektorin publik, që për shtetin tonë do të thotë shumë.
“Për ne është jashtëzakonisht me rëndësi që ta thellojmë bashkëpunimin në pjesën e llogaridhënies së sektorit publik, politikave kundër korrupsionit, si dhe transformimit digjital të shoqërisë. Në këta sektorë Italia ka arritur suksese të rëndësishme dhe pikërisht për këtë mbështetja e ekspertëve  nga Italia për ne është shumë e rëndësishme", ka vlerësuar Gërkovska.
Ministri Bruneta, siç thuhet në kumtesë, ka theksuar se është shumë e rëndësishme, që në një afat sa më të shkurtër, ekipet e përbashkëta të përgatisin një plan konkret, me dinamikë të paracaktuar paraprakisht që rezultatet të arrijnë sa më shpejt është e mundur.
Ai informoi se Qendra Trajnuese Italiane për Administratën Publike në Kaserta, që deri më tani ishte e destinuar vetëm për Italinë dhe vendet e Mesdheut, së shpejti do të hapet edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe propozoi që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë ndër vendet e para që do të dërgojnë profesionistë për trajnim nga administrata publike.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord ta shqyrtojnë edhe mundësinë që të dyja vendet  ta thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve edhe përmes OSCE-MENA, ku janë të përfshira shtetet e Mesdheut, veçanërisht për programet për administratën publike.
Në fund të takimit, zëvendëskryeministrja Gërkovska dhe ministri Bruneta, duke biseduar për modelin e makinës Formula 1 nga marka Ferrari, që zë një vend të rëndësishëm në kabinetin e tij, në mënyrë simbolike e treguan përkushtimin që secili shtet të ketë një administratë të shpejtë dhe efikase, si Ferrari.
Paraprakisht,  zëvendëskryeministrja Gërkovska  e vizitoi Universitetin “Luis Guido Karli”, ku u takua me profesorin Bernardo Matarela dhe Lorenco Valeri. Në takim, zëvendëskryeministrja Gërkovska ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në pjesën e avancimit të kapaciteteve në administratën publike.
Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se ekspertiza dhe përvoja që ka ky universitet në pjesën e administratës publike, por edhe në pjesën e sigurisë kibernetike, mund të jenë të një rëndësie të madhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR