• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Fidan – Blinken në Ankara

Takim Fidan – Blinken në Ankara

Ankara, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ministri turk i Punëve të jashtme, Hakan Fidan në Ankara u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, lajmëroi agjencia Anadollu.

Agjencia informon se takimi është duke u mbajtur.

Sekretari amerikan i Shtetit sot në mëngjes arriti në Ankara, por mediumet lokale komentojnë se ka hasur në pritje të ftohtë nga nikoqiri sepse Turqia nuk dërgoi ndonjë funksionar të lartë për ta pritur në aeroport.

Sipas mediumeve turke, asnjë funksionar i lartë turk nuk shkoi ta presë sekretarin amerikan në aeroportin Esenbeg ku ateroi aeroplani i tij.

Sekretari amerikan i Shtetit u prit nga zëvendës-prefekti i Ankarasë dhe ambasadori amerikan.

Kjo është hera e parë që Turqia të presë një sekretar amerikan pa asnjë funksionar të lartë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e kritikoi ashpër ofenzivën izraelite në Gazë, duke i quajtir aksione "krime kundër njerëzimit" dhe deklaroi se e ndërpret komunikimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, por se Turqia nuk dëshiron t'i ndërpresë lidhjet me Izraelin. Turqia, gjithashtu, e tërhoqi ambasadorin e vet në Izrael, për shkak të, siç theksoi, "konsultimeve".

Blinken paraprakisht i vizitoi Izraelin, Jordaninë, Bregun perëndimor, Qipron dhe Irakun, si pjesë të vizitës në vendet e rajonit.

Blinken mbrëmë gjatë vizitës së paparalajmëruar në irak tha se funksionarë amerikanë po punojnë në sigurimin e pauzës në luftimet në gazë në mënyrë që të mundësohet dërgimi i ndihmës më të madhe në rajon dhe lirimin e pengjeve të cilat i mban Hamasi.

"Për momentin 100 kamionë me ndihma po lëvizin drejt enklavës së rrethuar bregdetare, por kjo është tejet e pamjaftueshme", deklaroi Blinken pas vizitës në Bagdad. ab/

Foto: Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR