• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim dyditor joformal i shefave të diplomacisë së NATO-s në Antali

Takim dyditor joformal i shefave të diplomacisë së NATO-s në Antali

Bruksel, 14 maj 2025 (MIA) - Forcimi i sigurisë dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen do të jenë temat kryesore për diskutim në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s që do të mbahet sot dhe nesër në Antalia të Turqisë.

Takimi fillon vonë pasditen e sotme, pas çka do të vijojë darka që për kolegët do ta organizojë nikoqiri i takimit, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Pjesa e punës së takimit është planifikuar për nesër, kur ministrat do të zhvillojnë takim joformal të Këshillit Veriatlantik, me të cilin do të kryesojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Sipas burimeve diplomatike, ministrat pritet të flasin në takim rreth idesë së SHBA-së për një plan të ri për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të BPV-së dhe për mundësitë për zbatimin e saj. Të njëjtat burime potencojnë se që nga zgjedhja e Donald Trampit si president i SHBA-së, 20 anëtarë të NATO-s janë zotuar tashmë të rrisin buxhetet e tyre në mbrojtje.

Qëndrimi i administratës amerikane është se "pesë për qind nuk është vetëm numër, por një domosdoshmëri për sigurinë" e Aleancës e cila po përballet me kërcënime të rëndësishme dhe për këtë arsye duhet të jetë e përgatitur t'u përballur me ato.

Sipas Uashingtonit, ky nivel investimi në mbrojtje është i nevojshëm për t’u mundësuar aleatëve të kenë kapacitet për të penguar dhe për ta mbrojtur Aleancën dhe për të kontribuar mbrojtjen kolektive.

"Ndërsa investimi pesë për qind është çelësi, vetëm paratë nuk do të ofrojnë sigurinë që na nevojitet. Pa industri të aftë mbrojtëse që prodhon atë që ushtritë tona kanë nevojë për të na mbajtur të sigurt, ato para nuk kanë asnjë vlerë dhe do të shpenzohen për gjëra të panevojshme, siç është inflacioni", potencojnë burimet diplomatike.

Për këto arsye, sipas tyre, anëtarët e NATO-s duhet të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të rrisin prodhimin në mbrojtje dhe të forcojnë bashkëpunimin transatlantik në sektorin e industrisë ushtarake.

Të njëjtat burime potencojnë se rritja e shpenzimeve në mbrojtje është e nevojshme në mënyrë që aleatët të jenë të përgatitur për t'u përballur me çdo kërcënim dhe për të përmbushur detyrimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Uashingtonit për themelimin e NATO-s.

"Plani i investimeve prej pesë për qind do të forcojë aftësinë e NATO-s për të penguar dhe mbrojtur nga çdo kërcënim, pa dallim nëse bëhet fjalë për atë konvencional, bërthamor apo edhe hibrid", shtojnë burimet diplomatike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR