• e mërkurë, 03 korrik 2024

Takim Duda - Zelenski në qytetin polak Luck

Takim Duda - Zelenski në qytetin polak Luck

Varshavë, 9 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i Polonisë dhe ai i Ukrainës, Andzhej Duda dhe Volodimir Zelenski u takuan në qytetin perëndimor polak Luck.

Duda dhe Zelenski u shprehën respekt viktimave nga Lufta e Dytë Botërore në katedralën Shën Pjetri dhe Pali në Luck.

Pas tkaimit, Zelenski në Tuiter kumtoi se kanë pasur "diskutim të shkurtë por shumë të rëndësishëm" për Samitin e ardhshëm të NATO-s dhe se janë dakorduar të "punojnë së bashku për ta fituar rezultatin më të mirë të mundshëm për Ukrainën". ab/

foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR