• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Borrell-Rama: Kosova dhe Serbia të miratojnë udhërrëfyesin e Brukselit

Takim Borrell-Rama: Kosova dhe Serbia të miratojnë udhërrëfyesin e Brukselit

Tiranë, 27 qershor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Zhozep Borrell gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me kryeministrin Edi Rama, nga Brukseli, apeloi krerët e Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tavolinë javën e kaluar në Bruksel, lajmëroi agjencia shtetërore shqiptare ATA.

"Diskutuam edhe për dialogun për paqen në Prishtinë. Ju falenderoj z. Kryeministër për përpjekjet dhe angazhimin tuaj për të gjetur një zgjidhje! E kam bërë të qartë dje, në Luksemburg, që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që është vënë në tavolinë javën e kaluar, në Bruksel”, tha Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, po ashtu theksoi se kjo situatë kërkon marrjen e masave në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme.

"Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë, në mënyrë urgjente. Shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjencë dhe e kanë humbur durimin para kësaj situate që po përkeqësohet gjithnjë e më tepër dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, shtoi Borrell.

Borrell njëkohësisht vlerësoi edhe angazhimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama për dialogun që po zhvillohet në Kosovë. “Jam i lumtur që po punojmë me ju”, theksoi ai.

"Të bëjmë gjithçka për stabilitetin e rajonit, por në të njëjtën kohë progresin sepse jemi pjesë e një rajoni që ka vuajtur shumë në të kaluarën, i cili nuk mund të ketë një tjetër disavantazh dhe në këtë rajon ngjarjet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. . Ne nuk mund të shikojmë shtëpinë tonë, pragun tonë, të bëjmë detyrat e shtëpisë pa marrë parasysh se çfarë po ndodh me vendet fqinje dhe çfarë efektesh shkatërruese mund të ketë përshkallëzimi i situatës jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin", tha Rama duke shtuar se ka të njëjtën pikëpamje me Borrellin.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Borrellit, Rama u shpreh se “ju vetë përmendët se kjo është një situatë urgjente dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar të punojmë me ju, me të gjithë aleatët tanë për të mos lejuar që kjo situatë të ndikojë negativisht në rajon”.

Rama theksoi më tej se ndihet mirë kur dëgjon fjalë të mira për procesin e skriningut si rezultat i reformave. vt/sa/

foto: Qeveria e RSH

QËNDRONI TË LIDHUR