• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim Bajden- Tramp: Presidenti amerikan pret “tranzicion të qetë”

Takim Bajden- Tramp: Presidenti amerikan pret “tranzicion të qetë”

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden i tha sot presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp se mezi pret një "tranzicion të qetë" në janar, duke shtuar se do të angazhohet që paraardhësi dhe pasardhësi i tij të pranohen siç duhet gjatë rimarrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë në janar.

"Z.president i zgjedhur, ish president, Donald, tha Bajdeni ndërsa Trampi u ul pranë tij në Zyrën ovale. “Urime”, shtoi ai.

Bajdeni i tha Trampit "mirë se erdhe përsëri", pas çka të dy shtrënguan duart.

Tramp u përgjigj: "Politika është e vështirë dhe shpesh nuk është një botë shumë e bukur, por sot është një botë e bukur dhe e vlerësoj shumë këtë."

Takimi i tyre më pas ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Herën e fundit që Trampi ka qenë në Zyrën ovale, i shkroi një letër Bajdenit me dy faqe dhe e la në një sirtar të tavolinës së punës.

Ai është rikthyer sërish sot në Shtëpinë e Bardhë, por në rrethana të ndryshuara ndjeshëm, duke shijuar rikthimin në pushtet.

Më herët sot, Tramp iu drejtua Konferencës së republikanëve të Dhomës së përfaqësuesve, duke mbrojtur të dhënat e tij zgjedhore dhe duke e quajtur tubimin "shumë të bukur".

Anëtarët filluan të duartrokasin dhe të gjithë u ngritën në këmbë kur hyri Trampi. Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve Majk Xhonson lëshoi muzikën gjatë hyrjes së tij. Ilon Masku hyri pas Trampit, kaloi nëpër podium dhe u shoqërua në vendin e rreshtit të parë.

"A nuk është bukur të fitosh? Është bukur të fitosh. Gjithmonë është bukur të fitosh. Shumë miq të mirë në këtë hapësirë", tha ai.

Ndërsa gazetarët u larguan, Trampi si në shaka tha: "Mendoj se nuk do të kandidoj përsëri nëse nuk thoni: "Ai është aq i mirë, duhet të mendojmë diçka tjetër".

Kjo vërejtje shkaktoi të qeshura në të gjithë sallën dhe shtoi: “Njerëzit që tani po largohen do të shkruajnë se unë e kam thënë këtë”.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR