• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taker Karlson, njëri prej komentuesve më të shquar politik në SHBA u largua nga Foks Njus

Taker Karlson, njëri prej komentuesve më të shquar politik në SHBA u largua nga Foks Njus

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Televizioni Foks Njus mbrëmë bëri thirrje që Taker Karlson, njëri prej udhëheqësve të tij më popullarizues, të largohet pasi që u mor vesh se ai kishte dërguar porosi ofenduese për udhëheqës dhe kolegë, të zbuluara gjatë luftës juridike të televizionit me "Dominion", kompani e cila siguron makina votimi.

Karlson punoi në Foks Njus për mbi dhjetë vite. gazeta Uollstrit Xhurnëll merr vesh se kontrata e tij me televizionin, e cila u ripërtëri në vitin 2021, parashihte pagesë të 20 milionë dollarëve rrogë vjetore.

Me kalimin e viteve, posaçërisht pas ardhjes së Trampit në pushtet, Karlson u bë një prej zëdhënësve kryesor konservativ në SHBA. tek ai qasje kërkonin kongresistë dhe politikanë të njohur trepublikanë, kështu që largimi i tij është skandal i madh për establishmentin republikan.

Merret vesh se kërkesa që ai të larohet erdi drejtpërdrejtë nga njeriu i parë i "Foks Njus", Rupert Murdok, manjat medial australiano-amerikan, pronar edhe i gazetave Uollstrit Xhërnëll dhe Tajms-it londinez.

Sipas Los Angjelos Tajms, Murdok ka reaguar ndaj padive gjyqësore kundër udhëheqësit dhe udhëheqësve të tjerë, të parashtruara nga një ish-producente për shkak të ofendimeve seksiste dhe ofendimit në vendin e punës.

Murdok nuk ka qenë i kënaqur edhe nga komentet e vazhduara të karlsonit për arsetimin dhe relativizimin e sulmeve në Kapitolin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Nga studioja e tij në Florida, Karlson vazhdimisht promovonte një sërë teorish komploti, dhe në mënyrë ekstremiste bënte thirrje për të djathtën ekstreme.

Thirrja e ish-presidentit Donald tramp se votimi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 ishte i falsifikuar, ishte temë kryesore në emisionet e tij të mbrëmjes në terminin kryesor gjatë dy viteve të fundit. Ai disa herë bënte thirrje se softueri i makinave të votimit të "Dominion" ishte manipulues, Kjo gënjeshtër i kushtoi Foks Njus-it 780 milionë dollarë pagesë për shpifje, të arritur në marrëveshjen jashëgjyqësore me "Dominion" pasi që kompania e paditi televizionin.

Teori të tjera komploti të promovuara nga Karlson janë se hyrja në Kapitol më 6 janar ishte organizuar nga Byroja federale për hetime: vaksinimi kundër Kovid-19 është shkelje e lirisë dhe i dëmshëm për shëndetin: promovimi i suprematizmit të bardhë (teori për epërsi të racës së bardhë). Ai e relativizoi edhe agresionin e presidentit rus, Vlladimir Putin në Ukrainë dhe ishte për pakësim të ndihmës ushtarake për Kievin.

Nga porositë që ai u dërgonte kolegëve merret vesh edhe se Karlson lka shkruar "e urrej Trampin", dhe se është ankuar për kolegë dhe udhëheqës.

Foks njus nuk dha arsye për ndarjen.

"Foks njus media dhe Taker Karlson u dakorduan të përshëndeten. Falënderojmë për shërbimin e tij si udhëheqës dhe para asaj si bashkëpunëtor", kumtuan shkurtimisht nga televizioni. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR