• e mërkurë, 03 korrik 2024

Tajvani zbuloi edhe tre balona të tjera kineze mbi ishull

Tajvani zbuloi edhe tre balona të tjera kineze mbi ishull

Tajpei, 4 janar 2023 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit sot njoftoi se dje ka vërejtur tre balona të tjera kinezë që fluturonin mbi ngushticën e Tajvanit.

Siç theksuan, njëri prej tyre ka fluturuar mbi ishull, që është dita e dytë me radhë që vërehet një aktivitet i tillë.

Rajoni i Tajvanit është në gjendje të gatishmërisë së lartë për shkak të aktiviteteve kineze, ushtarake dhe politike, përpara zgjedhjeve në ishull më 13 janar.

Tajpei pretendon se Pekini po ushtron presion ushtarak dhe ekonomik në rajon për të ndërhyrë në zgjedhje.

Balonat e supozuara të spiunazhit kinez u bënë temë kur u panë dhe u rrëzuan mbi tokën amerikane vitin e kaluar. Pekini atëherë tha se ato ishin balona meteorologjike.

Këtë herë, një nga balonat u pa 83 kilometra në veri të Hsinçusit, ku ndodhet baza ushtarake në rajon, ndërsa dy të tjerët fluturuan mbi ishullin Pengu, ku ndodhet një bazë tjetër.

Megjithatë, harta e treguar nga ministria rajonale tregoi vetëm një balonë që fluturonte mbi Tajvan.

Ministria e Mbrojtjes e Pekinit nuk pranoi të komentojë mbi çështjen e balonave javën e kaluar. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR