Tajvani ka vërejt anije luftarake kineze në brigjet e saj lindore
- Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit kumtoi se ka parë një grup anijesh luftarake kineze të udhëhequra nga një aeroplanmbajtës duke lundruar në ujërat jashtë bregut lindor në drejtim të Japonisë në jug të ishullit Jonaguni.
- Post By Fami Bajrami
- 08:08, 18 shtator, 2024
Tajpej, 18 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit kumtoi se ka parë një grup anijesh luftarake kineze të udhëhequra nga një aeroplanmbajtës duke lundruar në ujërat jashtë bregut lindor në drejtim të Japonisë në jug të ishullit Jonaguni.
Kina e cila e konsideron Tajvanin si territorin e saj, ka kryer stërvitje të rregullta rreth ishullit për pesë vjet për t'i bërë presion asaj që të pranojë supremacinë e Pekinit pavarësisht kundërshtimeve të forta nga Tajpej, kumton agjencia.
Ministria e Tajvanit kumtoi se anijet kineze të drejtuara nga aeroplanmbajtësja Liaoning ishte vënë re duke lundruar nëpër ujërat në verilindje të Tajvanit në orët e para të mëngjesit. Grupi pastaj lundroi në juglindje të ishullit Jonaguni të Japonisë, thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Tajvani ka ndjekur anijet dhe dërgoi forcat e tij për të monitoruar, thotë i njëjti burim.
Jonaguni ndodhet pak më shumë se 100 kilometra në lindje të Tajvanit dhe mund të shihet nga ishulli në një ditë të kthjellët. Liaoning është më i vjetri nga tre aeroplanmbajtëset kinez. rq/
Foto: arkivi i MIA-s