• e shtunë, 06 korrik 2024

Tajvani deri mëngjesin e sotëm në afërsi të kufirit të saj regjistroi 59 avionë kinezë

Tajvani deri mëngjesin e sotëm në afërsi të kufirit të saj regjistroi 59 avionë kinezë

Taipei, 10 prill 2023 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në ditën e tretë të stërvitjeve ushtarake e ka informuar opinionin se deri mëngjesin e sotëm ka regjistruar 59 avionë luftarakë kinezë pranë kufirit të saj.

Sipas ministrisë, nga 59 avionët e regjistruar, 39 kanë kaluar përgjatë vijës qendrore të ngushticës së Tajvanit dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Të dhënat i referohen mëngjesit të sotëm deri në orën 10 sipas kohës lokale, ose deri në orën 2 sipas Griniçit.

Ministria e Tajvanit tha gjithashtu se aeroplanmbajtësja kineze "Shandong" po merr pjesë poashtu në stërvitjet ushtarake.

Mediat kineze raportuan se vazhdojnë stërvitjet ushtarake në afërsi të ngushticës së Tajvanit.

Stërvitjet treditore, në të cilat avionët luftarakë dhe anijet luftarake kineze simulojnë sulme në Tajvan, kanë hasur në dënim nga Taipei dhe thirrjet për përmbajtje nga Uashingtoni.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze njoftoi se vendi i tij me interes po ndjek stërvitjet kineze rreth Tajvanit.

QËNDRONI TË LIDHUR