• e diel, 22 dhjetor 2024

Tajmsi britanik: Forcat ruse shesin të burgosur ukrainas

Tajmsi britanik: Forcat ruse shesin të burgosur ukrainas

Londër, 6 mars 2024 (MIA) - Forcat ruse shesin të burgosur ukrainas, pohon gazeta britanike "Tajms", duke cituar burime të qeverisë ukrainase. Petro Jacenko, zëdhënës i organit ukrainas përgjegjës për çështjet e të burgosurve të luftës, deklaroi për të përditshmen britanike se forcat paraushtarake çeçene po blejnë aktivisht të burgosur nga rusët dhe më pas i shkëmbejnë ata me personelin e tyre të zënë rob.

Konventa e Gjenevës nuk ndalon shprehimisht një praktikë të këtillë, kujton "Tajms", por ekziston një dispozitë sipas së cilës “nuk duhet të ketë marrëveshje që do të ndikonin negativisht në gjendjen e robërve të luftës”.

“Kemi raste kur të plagosurit janë blerë nga ushtria ruse, janë çuar në Grozni dhe më pas janë shkëmbyer me njerëzit e tyre", pohon Jacenko.

Vlerësohet se të ashtuquajturit kadirovët, luftëtarë besnikë të Ramzan Kadirovit, janë rreth 10,.000 në fushën e betejës në Ukrainë. Shumica prej tyre nuk janë në front dhe ky fakt konsiderohet se shpjegon pse ata vetë nuk arrijnë të kapin ushtarë ukrainas, por duhet t'i blejnë nga rusët për të shpëtuar ushtarët e tyre, shkruan Tajms. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR