• e premte, 27 shtator 2024

Tajms of Izrael: Tanke izraelite në hyrje të qytetit Gazë, IDF paralajmëron përshkallëzim

Tajms of Izrael: Tanke izraelite në hyrje të qytetit Gazë, IDF paralajmëron përshkallëzim

Gazë, 30 tetor 2023 (MIA) - Tanke izraelite sot hynë në periferinë e qytetit Gazë, duke e ndërprerë lidhjen kryesore rrugore mes veriut dhe jugut në territorin palestinez me të njëjtin emër, informon AFP, duke iu referuar dëshmitarëve të rastit, transmeton Tajms of Izrael.

Sipas burimeve të cituara, tanket kanë arritur në hyrje të kuartit "Zajtun". "E prenë rrugën Salahedin dhe gjuajnë në çdo automjet që po bën përpjekje të shkojë pas tij", tha një banor. 

Zëdhënësi i forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) admirali Daniel Hagari deklaroi se ushtria "vazhdon gradualisht" në Gazë si pjesë e operacionit tokësor dhe se ka pasur "kontakt të drejtpëdrejtë" me luftëtarët e Hamasit. 

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se aktivitetet do të "eskalojnë" dhe se ushtarët janë vendosur në "gatishmëri të lartë" përgjatë kufirit verior. 

"Aktivitetet dhe operacionet tona do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen në bazë të fazave të luftës", shtoi ai. "Ky është operacion i zgjeruar tokësor në Rrip. Forcat tokësore, tanket, forcat e këmbësorisë, forcat e blinduara lëvizin drejt terroristëve", tha ai, transmeton Skaj njuz.

"Terroristët u grupuan në rajone të caktuara që të bëjnë përpjekje t'i tagetojnë forcat tona, ndërsa ne i sulmuam nga ajri, kështu që arritëm të sulmojmë dhe të kemi cak 20 terroristë. "Ka kontakt të drejtpërdrejtë mes forcave tokësore dhe terroriste. Luftërat zhvillohen brenda Rripit të Gazës. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR