Tajms of Izrael: Një funksionar palestinez pohon se Hamasi është gati të lirojë të gjithë pengjet menjëherë në këmbim për përfundim të luftës në Gazë
- Një funksionar i lartë palestinez, i cili mbeti anonim nga Tajms of Izrael, deklaroi se Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet në këmbim për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 10:20, 3 prill, 2025

Tel Aviv, 3 prill 2025 (MIA) - Një funksionar i lartë palestinez, i cili mbeti anonim nga Tajms of Izrael, deklaroi se Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet në këmbim për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
Hamasi thuhet se është i gatshëm të lirojë një numër të madh pengjesh, si pjesë nga armëpushimi i përkohshëm, por kërkon garanci nga ndërmjetësuesit se Izraeli do të pranojë të fillojë me negociata për t'i dhënë fund luftës, deklaroi përfaqësuesi palestinez, diçka që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deri tani ka refuzuar ta bëjë.
Hamasi insistoi në respektimin e kushteve fillestare të marrëveshjes së janarit, e cila parashikonte kalim në fazën e dytë më 2 mars. Në atë fazë, duhej të kishte kthimin e të gjithë pengjeve të mbetur të gjallë në këmbim për tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe një fund të përhershëm të luftës.
Edhe pse Netanjahu nënshkroi marrëveshjen, ai kohë të gjatë ka refuzuar dy klauzolat e fundit nga faza e dytë, duke argumentuar se ato do të lejonin Hamasin të mbetet në pushtet. Si rezultat i kësaj, ai në masë të madhe ka refuzuar të zhvillojë bisedime për fazën e dytë të marrëveshjes, e cila duhej të fillonte më 2 shkurt. Izraeli vazhdoi me operacionet intensive ushtarake në tërë Rripin e Gazës më 18 mars dhe prej atëherë janë vrarë më shumë se 1.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s