• e shtunë, 05 tetor 2024

Tajms of Izrael: Bajdeni ka kërkuar nga Netanjahu që të shmangen viktimat civile në Gazë

Tajms of Izrael: Bajdeni ka kërkuar nga Netanjahu që të shmangen viktimat civile në Gazë

Jerusalem, 11 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden, thuhet, se ka kërkuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu që të minimizohen viktimat civile gjatë intervenimit në Rripin e Gazës, përderisa Izraeli vazhdon me sulmet masive ajrore dhe po përgatitet për sulm potencial në këtë zonë si përgjigje për sulmin terrorist në Hamas, njoftoi Tajms of Izrael.

Bajdeni e ofroi gjithë mbështetjen e tij për Izraelin në fjalimin publik të martën, gjë që ishte përshëndetur gjerë nga Tel Avivi, por dukshëm arriti ton relativisht të balancuar në bisedën telefonike me Netanjahun të njëjtën ditë, bën të ditur portali izraelit. 

Presidenti amerikan ishte më i drejtpërdrejtë se sa në thirrjet e kaluara se ushtria izraelite duhet të shmangë viktima civile, informon En-Bi-Si, duke iu referuar dy përfaqësuesve amerikanë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR